Skip to content

Edmond Zhulali për këngën “Shaj”: Është cënuar neni I Festivalit të këngës, kompozitorin nuk e njoh di që është serb a maqedonas.

Kompozitori i shquar, Edmond Zhulali, i ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites”, nuk nguroi të shprehte haptazi opinionin e tij mbi Festivalin e Këngës se vitit që shkoi. I pyetur nga moderatorja Evi Reçi, mbi këngën fituese, Zhulali shprehu:

 “Nuk kam si të kem mendim për një këngë të kompozuar nga një kompozitor serb a maqedonas, se nuk e di çfarë është ai.. nuk kam pse të kem një opinion. Vajza është këngëtare shumë e mire, por kur kompozitori nuk është shqiptar, nuk kam çfarë të them…”

Për të, këtë vit në festival u shkelën rregullat bazë të kompeticionit, diçka që nuk ndodh në asnjë shtet tjetër që përfaqësohet në Eurovizion. Kompozitori ka protestuar me zë përfaqësimin e vendit tonë nga një kompozitor i huaj.

“Kam qenë ndoshta i vetmi zë kritik i shfaqur në media për këtë festival. Pata një qëndrim shumë të fortë kritik, por edhe konstruktiv. Ato që unë kam kontestuar, janë pranuar tashmë nga të gjithë, dhe elementi kryesor që unë kam protestuar është futja e kompozitorëve që nuk ishin shqiptarë. Sepse ky është ndër nenet themelore të festivalit, ku kompozitori, poeti dhe këngëtari duhet të jenë shqiptarë. Është një gjë e pacënuar asnjëherë dhe mua më vjen shumë këq që u prek, dhe u prek pa një diskutim…”- thotë Zhulali.

Për më tepër, ai ka zbuluar dhe projektin më të ri që pritet të publikoj për publikun shqiptar. Bëhet fjalë për një kompozim dhe orkestrim të tijin, në bashkëpunim me këngëtarin Gëzim Nikaj. Veçantia e këtij projekti qëndron në vargjet, të cilat janë shkrimtarit Gjergj Fishta.