Në ditën e tij të lindjes, ish-kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur të zhvillojë “Foltoren” me demokratët e Korçës.

Mbështetës të shumtë dhe anëtarë të Partisë Demokratike janë duke hyrë në sallën ku do të zhvillohet takimi me ish-liderin historik. Në “Foltorja” shihen mbështetës të shumtë të ish-kryeministrit Sali Berisha, mes tyre dhe emra të njohur si deputeti i këtij qarkut, Edmonda Spaho, ish-deputeti Gjergji Papa, Klevis Balliu dhe të tjerët. Demokratët e Korçës shprehen se Basha duhet të largohet pasi tradhtoi “burrin që hodhi themelet e demokracisë”.

“Jam pjesë e foltores dhe prej 1991 kam mbështetur Sali Berishën dhe do ta mbështes gjithmonë. Jam nga një familje “kulaku” që na morën pasurinë nga koha e Enver Hoxhës. Vendimi ishte një tradhti, ne do të mbështesim Berishën. Kam 30 vite anëtar i PD dhe nuk kishte vit që mos bënim mbledhje, kemi shumë vite që nuk po bëjmë mbledhje”, tha një demokrat i zonës.

“Berisha vendosi themelet e demorkacisë shqiptare, për këtë kemi ardhur sot ketu. Që kur u rrëzua busti i Enver Hoxhës kemi qënë në PD dhe do të vazhdojmë sa të jemi gjallë”, tha një demokrat tjetër.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re