Emri i Mark Frrokut, i cili u arrestua pas sherrit për pronat tek Kepi i Rodonit, është bërë pjesë e Komisionit të Ekonomisë.

 

Kjo pasi kreu i Komisionit, Eduart Shalsi i ngatërroi mbiemrin kolegut të tij, Frrok Gjinit me atë të ish-deputetit të prangosur.

“Zoti Frroku”, iu drejtua ai deputetit socialist, por ky i fundit e korrigjoi menjëherë.

“S’jam Frroku, por  Gjini… Frroku është në…’.”, tha ai dhe nisën të qeshurat.

Pjesë nga diskutimi:

Shalsi: Kalojmë në votim nëse nuk ka diskutime të tjera? …. Duke falënderuar të ftuarit kalojmë tek pika e dytë e rendit të ditës, lidhur me projektligjin e depozituar nga Petrit Vasili. Projektligji është, iniciativë që shoh… e kemi diskutuar këtë por nuk kemi votuar

Gjini: Deri në 2022 o vëlla

Shalsi: E kemi diskutuar, por nuk kemi marrë një vendim zoti Frroku

Gjini: Nuk jam Frroku, jam Gjini, Frroku është në…

Shalsi: Frrok Gjini pra… (qeshin)

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re