Kreu i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori i ftuar në Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, theksoi se një nga problemet më të mëdha në Shqipëri mbetet vota.

Ai theksoi se sot administrata kërcënohet, aq sa edukatoret e çerdheve kanë më shumë foto të deputetit në Facebook, se të familjarëve.

Sipas tij sot qytetarët kërcënohen nga krimi, kërcënohen me vendin e punës, si dhe mbahen me premtime nga dy partitë e mëdha.

“Si ka mundësi që një parti sa më shumë rri në pushtet aq më shumë vota merr? Problemet në Shqipëri janë blerja e votës, vendet e punës dhe financimi i fushatave. Këto çështje nuk janë pjesë e komisioneve zgjedhore, duhet të jenë pjesë e prokurorisë. Në Shqipëri partitë e mëdha blejnë vota, kanë ushtri njerëzish që i mbajnë në punë me kërcënime, ose i fusin në punë. Çdo edukatore çerdheje ka më shumë foto të deputet se të familjes. Ata kërcënohen me vendet e punës. Si do ja bëjmë që mos financohen nga paratë e krimit partitë, qytetarët mos jenë me frikë në punë, pastaj flasim për votimin elektronik”, tha Qori.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re