Psikologia Valbona Treska, në studion e “Quo Vadis” deklaroi se shifrat e OBSH për shëndetin mendor janë alarmante për të gjithë botën. Referuar ngjarjes së rëndë të edukatores që dhunoi të miturën, Treska theksoi se mësueset dhe edukatoret duhet të vlerësohen edhe psikologjikisht para ushtrimit të detyrës.

 

“Ne e kemi ngritur me të madhe këtë gjë edhe pasi u publikua raporti i OBSH në 2022, pas 21 vitesh OBSH publikonte një raport për shëndetin mendor, që kishte shifra alarmante për të gjithë globin. E kemi ngritur këtë gjë dhe kemi thënë që duhen bërë vlerësime periodike të mësuesve dhe duhen bërë vlerësime në momentin që mësueset apo edukatoret rekrutohen rishtaz në sistemin arsimor. Ka një lëvizje nga Ministria e Arsimit vjet për të bëë një rivlerësim të mësuesve në momentin që ato punësohen për herë të parë në sistem, por ndërkohë nuk kemi vlerësime periodike të tyrë”, tha ajo.

 

Treska nënvizoi se vlerësimet periodike janë domosdoshmëri për të shmangur të tilla ngjarje, pas mësuesit ndryshojnë nga koha në kohë dhe një vlerësim fillestar nuk mund të jetë i mjaftueshëm.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re