Një tjetër institucion arsimor në vend është mbyllur per shkak te koronavirusit.

 

Kopshti numër 1 në Ballsh ndërpreu përkohësisht procesin mësimor pasi një edukatore u konfirmua pozitivee me COVID-19 këtë të mërkurë.

 

Mësohet se i gjithë stafi, prej 12 personash, është karantinuar dhe është në pritje të përgjigjes së tamponit.

 

Në këtë kopsht janë mbi 100 fëmijë, të cilët deri në një urdhër të dytë nga ana e autoriteteve, do të jenë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re