Çerdhja numër 16 në ish-Bllok është mbyllur me urgjencë këtë të hënë. Mësohet se prindërit janë njoftuar që të marrin fëmijët e tyre dhe për 14 ditët e ardhshme nuk do të mund t’i çojnë më aty.

Dyshimet janë se një ose më shumë edukatore kanë dalë pozitive me Covid-19 dhe për këtë arsye, i gjithë stafi i çerdhes do të qëndrojë në karantinë prej 14 ditësh nëpër banesat e tyre.

Lajmi konfirmohet edhe nga zyrtarë të Bashkisë Tiranë, por nuk bëhet e ditur se kush dhe sa persona kanë rezultuar pozitiv, pasi kjo është kompetencë e personelit shëndetësor që merret me gjurmimin e rasteve.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re