Skip to content

Edukatorja rezulton me Covid-19, mbyllet grupi me parashkollor (Dyshimet se mund të ketë të tjera të infektuara)

Është mbyllur grupi parashkollor në Njësinë Administrative në Gjegjan të Elbasanit, pasi edukatorja ka rezultuar pozitive ndaj Covid-19.

Mësohet se edukatorja është izoluar ndërsa bashkia e Elbasanit ka kryer dezinfektimin e ambientit. Infektimi i edukatorëve është shndërruar në shqetësim në Elbasan.

Një ditë më parë u konfirmua pozitive një edukatore në kopshtin publik nr.5, ndërsa nuk është paraqitur në punë as drejtoresha pasi bashkëshorti i kësaj të fundit ka shenja Covid-19.

Sipas burimeve në këtë kopësht ka edukatore të tjera me simptoma, por nuk i është kryer tamponi.

Në kofidencialitet ato shprehen të shqetësuara pasi vetë ato dhe fëmijet janë të rriskuar nga situata e krijuar. Kujtojmë se ne Elbasan para disa ditësh u mbyll kopshti publik numër 8 pasi edukatore dhe sanitare të institucionit edukativ rezultuan pozitiv.

/faxweb