Qytetarët e Shkodrës janë mbledhur për një tubim paqësor për vrasjen e Klodian Rashës nga një efektiv i policisë. Ata janë mbledhur në sheshin “Luigj Gurakuqi” dhe po vijojnë marshimin në rrugët kryesore të qytetit duke bërë thirrje: “Rama ik, qeveri e krimit”.
Protesta u organizua nga shoqëria civile e Shkodrës ndërsa të gjithë kërkojnë drejtësi për ekzekutimin e të riut 25-vjecar.
Në duart e protestuesve shihen pankarta të ndryshme, mes të cilave përfshihet: “Enveri me një polic ruante stadiumin, Edvini me një polic të fut plumbin.”
/faxweb
