Skip to content

Efektet e verdiktit të tmerrshëm në Hagës, sinjali i parë alarmues që vjen nga Maqedonia

reuters 6aaa7edd 1789558493 8843e351

Analisti i njohur Adri Nurellari, njohës i thukët i zhvillimeve rajonale, sjell në vëmendje efektin e parë të vendimit të Hagës mbi katërshen e UÇK-së.

“Kush mendon se verdikti i Hagës prek vetëm fatin e katër ish-drejtuesve të UÇK-së, është naiv që nuk e ka kuptuar ende përmasën e goditjes. Në bankën e të akuzuarve nuk janë vetëm ata  katër por po vihet në pikëpyetje legjitimiteti moral i luftës çlirimtare, pozita ndërkombëtare e shqiptarëve dhe vetë narrativa mbi të cilën është ndërtuar mbështetja perëndimore për ne”, shkruan filimisht ai, duke vijuar:

“Alarmi i parë erdhi menjëherë nga Maqedonia e Veriut me këtë deklaratë. Vetëm një ditë pas verdiktit, Levica, parti ekstremiste e majtë e njohur për afërsi me Rusinë, kërkoi rihapjen e çështjeve kundër Ushtrisë813698535 2225828451319652 5869043406617522032 n Çlirimtare Kombëtare për konfliktin e vitit 2001.

Kjo nuk është aspak rastësi, por fillimi i revanshit. Çdo dobësim i UÇK-së në Hagë do të përdoret si armë kundër shqiptarëve kudo në rajon, për të kriminalizuar rezistencën e tyre, për të barazuar agresorin me viktimën dhe për të rehabilituar aparatet shtetërore që ushtruan dhunë dhe spastrim etnik.

Sot kërkohet rihapja e dosjeve të vitit 2001; nesër mund të vihet në dyshim çdo fitore politike, historike dhe kombëtare e shqiptarëve. Sepse kur goditet themeli moral i çlirimit të Kosovës, lëkundet pozita e shqiptarëve kudo ku jetojnë.  Prandaj, kërkesa e Levicës nuk duhet parë si një deklaratë e izoluar e një partie ekstremiste por si shenja e parë e një vale revanshizmi politik dhe historik, në të cilën verdikti ndaj katër individëve përdoret për të dobësuar pozitën ndërkombëtare, kapitalin moral dhe sigurinë politike të shqiptarëve në të gjithë rajonin”.

Në fakt, verdikti i Hagës vjen në një kohë të trazuar globale, ku të mëdhenjtë e botës po përgatisin hartat e një rendi të ri, të cilat për shumë shtete e popuj mund të jenë me kosto të rëndë. Dhe shqiptarët e dinë mirë këtë nga e kaluara e tyre post-osmane. Por dhe pse e dinë, apatia e elitave politike është dhe më alarmuese ndaj asaj që po vjen, ku shenjat janë dhe me invazionin izraelit në Ballkan, ku veçon Shqipëria.