Prodhuesi i makinave gjermane BMW do të mbyllë fabrikën britanike në Oksford për dy ditë rreth datës Brexit, duke lënë të kuptohet se kaosi në ekonomi po troket.

“Ne kemi ndërmarrë hapin e parë konkret për të ndërprerë prodhimin e automjeteve në 31 tetor dhe 1 nëntor në uzinën tonë në Oksford”, tha Nicolas Peter, kreu i BMW-sw, para gazetarëve gjatë ekspozitës Motor në Frankfurt.

Vendim u mor në bashkëpunim me furnitorët për “të siguruar sigurinë logjistike të fabrikës nga e cila dalin modelet Mini”, saktësoi ai.

BMW, si prodhuesit e tjerë në Mbretërinë e Bashkuar, duhet të përgatitet për Brexit pa marrëveshje.

Kompania ka plane të shumta për fabrikën e saj në Oksford, dhe një alternativë është që të heqë një linjë prodhimi pa marrë parasysh rënien e mundshme të prodhimit.

“Nëse marrëveshja nuk arrihet, rregullat doganore të OBT-së do të hyjnë në fuqi, që do të thotë një situatë më e keqe se ajo aktuale, kështu që ne do të duhet të rrisim çmimet në tregje të ndryshme, gjë që do të zvogëlojë shitjet dhe për këtë arsye prodhimin”, shpjegoi Peter.

Prodhuesit e tjerë tashmë kanë paralajmëruar për pasoja drastike në rastin e Brexit pa marrëveshje.

Në korrik, prodhuesi i makinave franceze PSA tha se ishte e përgatitur të transferonte fabrikën britanike Ellsmere Port në Evropën kontinentale në rast të një skenari të tillë, tha shefi i kësaj kompanie, Carlos Taveres në një intervistë me Financial Times.

Megjithë një seri pengesash në Parlamentin britanik, Kryeministri Boris Johnson përsëriti të martën se ai nuk do të kërkojë një shtyrje të re të Brexit, të planifikuar për 31 tetor.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re