Zyrtarët e Edinburgut thanë se 20,000 vetë morën pjesë në proteste në rrugët e kreqytetit duke kërkuar pavarësinë e Skocisë nga Britania e Madhe.

Të pranishmit deklaruan se këtë herë protestuesit ishin shumë më tepër se herën e kaluar, gjashtë muaj më parë.

Kryeministri i Skocisë, Nikola Sturgeon, kreu i Partisë Kombëtare Skoceze (SNP) premtoi të shpallë planet për një referendum të ri mbi pavarësinë e Skocisë kur kushtet e Brexit janë të qarta.

Britania duhet të braktisë Bashkimin Evropian më 29 mars 2019, bazuar në rezultatet e një referendumi në të cilin shumica e skocezve votuan për të qëndruar në BE.

Kryeministrja britanike Theresa May mund të refuzojë të miratojë një votim të ri mbi pavarësinë skoceze, e cila duhet të miratohet nga Parlamenti në Londër.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re