Numri i civilëve të vrarë nga armët shpërthyese në konfliktet në të gjithë botën në vitin 2020 është rreth dy të tretat më e ulët se në vitet e mëparshme, dhe gjysma e viktimave u regjistruan në dy muajt e parë, sipas raportit vjetor të njw OJQ në Londër  – organizata Airwars.

Organizata sugjeron që “efekti COVID” i mundshëm ka rezultuar në një reduktim të ndjeshëm të dhunës, pasi komunitetet kanë mbetur të mbyllura nga pandemia.

Armëpushimet në Siri dhe Libi kanë pasur një efekt të rëndësishëm në uljen e numrit të viktimave civile.

Shtetet e Bashkuara kanë zvogëluar ndjeshëm numrin e sulmeve të shënjestruara në Jemen, ndërsa veprimet e antiterrorizmit në Somali kanë vazhduar me një ritëm të lartë, tha raporti.

Ndërkohë, operacionet e kufizuara ushtarake turke kanë vazhduar në Siri dhe Irak, ndonjëherë me pretendime për viktima civile.

Raportet e veprimeve të SHBA ranë ndjeshëm për të dytin vit radhazi, pa ndonjë sulm të njohur në Libi dhe Pakistan dhe një numër shumë më të vogël në Jemen, Irak dhe Siri.

Eshtë vlerësuar se 1.000 sulme të SHBA janë kryer në vitin e fundit të mandatit të Donald Trump, nga rreth 13,000 gjatë vitit të kaluar në zyrën e Presidentit Barack Obama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re