Presidenti iranian Hassan Rouhani tha se Teherani është gati të rifillojë programin e tij bërthamor pas prishjes së marrëveshjes së vitit 2015 nga SHBA, por shtoi se vendi i tij do ta zbatojë atë pavarësisht tërheqjes së Uashingtonit.

Duke folur drejtpërdrejt në televizionin shtetëror iranian, Rouhani e quajti vendimin e Trump një akt “lufte psikologjike” kundër Teheranit.

Duke theksuar se marrëveshja është “shumëpalëshe”, dhe jo vetëm me SHBA, Rouhani tha se ai do të dërgonte ministrin e jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif për mision diplomatik në vendet që e njohin ende këtë marrëveshje si Kina, Franca, Gjermania, Rusia dhe Mbretëria e Bashkuar .

Irani shpreson se Bashkimi Evropian do të miratojë ligje për të mbrojtur firmat evropiane që bëjnë tregti me Iranin nga çdo sanksion i SHBA-së.

Zyrtarët e BE kanë sugjeruar se do të bëjnë atë që munden për të shpëtuar marrëveshjen. Megjithatë, Rouhani e vuri theksin se qëndrimit se Irani, në çdo kohë mund të rifillonte programin e tij bërthamor.

“Pra, nëse është e nevojshme, ne mund të fillojmë pasurimin tonë industrial pa asnjë kufizim. Deri në zbatimin e këtij vendimi, ne do të presim për disa javë dhe do të flasim me miqtë tanë dhe aleatët dhe nënshkruesit të tjerë të marrëveshjes bërthamore, Unë kam urdhëruar organizimin atomik të Iranit se sa herë që është e nevojshme, ne do të fillojmë pasurimin e uraniumit më shumë se më parë”, tha ai, duke shtuar se Irani do të fillojë këtë në javët e ardhshme.

Aleatët e SHBA i kanë bërë thirrje Trump që të tërhiqet nga vendimi për anulimin e marrëveshjes që fuqitë botërore kanë arritur me Iranin në 2015.

Trump vendosi të mos vendosë sanksionet ndaj Iranit përpara afatit përfundimtar të 12 majit, duke u zotuar që të rivendosë dënimet ekonomike. /tsheshi.com/

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re