Presidenti i SHBA Donald Trump vlerësoi se marrëveshja për normalizimin ekonomik mes Prishtinës dhe Beogradit (Vuçiç-Hoti) do t’a bëjë Serbinë, Kosovën, Ballkanin dhe botën më të sigurt dhe theksoi se një hap i tillë kërkonte guximin e jashtëzakonshëm të udhëheqësve, njoftoi Departamenti i Shtetit në profilin e tij në Instagram.

Deklarata kujton vlerësimin e Presidentit Trump mbi marrëveshjen e 4 shtatorit në Uashington: “Kjo është një ditë me të vërtetë historike…Serbia dhe Kosova janë të angazhuar për bashkëpunimin ekonomik”.

Trump thuhet se theksoi se “u desh guxim i jashtëzakonshëm” që Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti të shkonin në këto bisedime dhe të vinin në Uashington për të përfunduar këto zotime.

“Duke vepruar kështu, ata i kanë bërë vendet e tyre, Ballkanin dhe botën më të sigurt”, tha Trump.

Marrëveshje ekonomike

Marrëveshja e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Trump nga Vuçiç dhe Hoti, nuk përfshin njohjen reciproke.

Nga të dy palët, në 16 pika, përfaqësuesit e Serbisë dhe Kosovës u angazhuan për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike.

Serbia pranoi të zhvendosë ambasadën nga Tel Aviv në Jeruzalem dhe, siç tha Trump, “Kosova dhe Izraeli kanë rënë dakord të normalizojnë marrëdhëniet dhe të vendosin lidhje diplomatike”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re