Protestat disajavore në Irak duket se kanë dhënë efektin e kërkuar nga demonstruesit, meqë kryeministri Adel Abdul Mahdi ka pranuar të tërhiqet nga të qënit në krye të qeverisjes .

Presidenti i Irakut ka premtuar se do të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare pasi të miratohet një ligj i ri dhe tha se kryeministri është duke pritur t’i gjendet një zëvendësues.

Njoftimi nga Presidenti Barham Salih erdhi ndërsa liderët politikë të Irakut po përpiqen të japin një zgjidhje për të qetësuar protestuesit, të cilët kërkojnë reforma ekonomike dhe kushte bazë si energjia elektrike.

Më shumë se 250 njerëz janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë plagosur që prej shpërthimit të protestave, ku forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës, plumba gome dhe armatim kundër atyre që dilnin në rrugë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re