Presidenti serb ka reaguar për deklaratën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili tha të shtunën se do të votonte pro bashkimit me Shqipërinë në një referendum paqësor e demokratik.

“Unë as që kam reaguar. E lamë një ditë dhe më pas reagoi Ana (Bërnabiç)… Këtu nuk bëhet fjalë për një ambasador, por për të ashtuquajturin kryeministër që kërcënon me bashkimin me Shqipërinë”, tha Vuçiç, duke aluduar më pas se çdo të kishte ndodhur nëse do e kish thënë ai.

“A do të më varnin në Uashington apo në Bruksel?”, tha Vuçiç me ironi, duke adresuar kritika ndaj BE-së.

“Idetë për Shqipërinë e Madhe nuk shkaktojnë shqetësim në BE… Viola von Cramon mendon se mund t’iu ‘shesë mend’ të gjithëve dhe flet për gjithçka që po ndodh në Serbi. Edhe pse është e ngarkuar për Kosovën, nuk i ka shkuar ndërmend t’i kritikojë deklaratat e Albin Kurtit, kur është fjala për hegjemoninë shqiptaromadhe, kjo është e zakonshme për ta… Ky është vetëm fillimi, ne do të kemi edhe shumë probleme… Çfarëdo që të bëjë Serbia, nga vetëmbrojtja politike, ata kurrë nuk do të jenë të lumtur”, ka thënë Vuçiç.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re