Fondacioni Soros ka vendosur të tërhiqet nga Hungaria, vendi prej nga e ka origjinën themeluesi George Soros, e kjo për shkak të presionit të pushtetit vendas, udhëhequr nga Viktor Orban, një ish-i shkolluar dikur me financat e Soroit

Fondacioni tha në një deklaratë se do ta mbyllë zyrën në Budapest për ta zhvendosur atë në Berlin.

“Vendimi për të lëvizur e aktiviteteve nga Budapesti vjen në një kohë kur qeveria hungareze është duke u përgatitur që të vendosë kufizime të reja ndaj organizatave joqeveritare me anë të një pakete ligjesh nën simbolin ‘Stop Soros’”, u tha në deklaratë.

“Qeveria hungareze po denigron dhe shtrembëron punën tonë duke kryher repression ndaj shoqërisë civile për qëllime, përdorur taktika të paparë në historinë e Bashkimit Evropian”, tha Patrick Gaspard, president i Fondacionit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re