Efekti i Cristiano Ronaldos peshon si një gur në llogaritë e Juve. Raporti i fundit gjysmë-vjeçar nga Exor, ndërmarrja që mban 63.77% të klubit, nxjerr në dritë llogaritë e bardhezinjve, të rënduara ndjeshëm nga blerja e portugezit.

Borxhet financiare neto arritën në 464 milion, me një rritje prej 154 milionë në vetëm një vit; kapitali i aksionarëve kaloi nga 72 në 32 milionë euro dhe bilanci i bardhezinjve do të mbyllet me një deficit prej rreth 40 milionë eurosh.

Triumfi me çdo kusht në Ligën e Kampionëve, do të frenojë një borxh neto në rritje të vazhdueshme në tre vitet e fundit, me borxhet e kampionëve italianë që janë 14.5 herë më të larta se vlera neto e klubit.

“Rezultati i Champions League – shpjegoi Exor në raportin e tij, do të ndikojë ndjeshëm në rezultatin ekonomik për periudhën 2019-2020, i cili aktualisht pritet të mbyllet me humbje”.

Nëse për sa i përket imazhit, blerja e CR7 ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm, nuk mund të thuhet e njëjta gjë në lidhje me llogaritë, edhe për shkak se ardhja e saj e ka ngritur “stekën” edhe më tej, me një rritje pasuese të kostove të menaxhimit të organikës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re