Ka qenë i menjëhershëm efekti Salvini në realitetin e ujrave të Mesdheut. Siç kishte premtuar ditë më parë kreu i LEGA-s, tashmë ministër i Brendshëm dhe zv/kryeministër, se “kohët e bukura për klandestinët mbarruan”, ai e ka bërë realitet këtë duke mos lënë që të prekin brigjet itaiane fiks 629 emigrantë që vinin nga Libia.

Mes tyre ka 123 fëmijë të pashoqëruar, 11 të mitur dhe shtatë gra shtatzëna, tha SOS Mediterranee që u shpëtoi jetën atyre. Megjithatë, drama e tyre vijon pasi ata nuk kanë ku të ankorohen. Salvini tha se i takon Maltës t’u hapë dyert, por as kjo e fundit nuk i pranon.

“Nga sot edhe Italia do t’i thotë ‘jo’ kontrabandës me njerëz dhe biznesit të paligjshëm të emigracionit”, shkroi Salvini në Facebook, e pak më vonë shtoi në një tjetër postim: “Malta s’i pranon asnjë, Franca i nxjerr nga kufiri i saj, Spanja mbron kufirin me armë”.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re