Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, është shprehur se këtë vit 100 punonjës policie të moshës deri në 40 vjeç kanë përfituar kredi me interes zero.

Balla tha se do t’i kërkojë ministrit të Financave ta rrisin moshën deri në 45 vjeç, ndërsa shtoi se janë 934 punonjës që kanë nevojë të trajtohen me kredi me zero interes.

“Po përmbyllim këto festa 100 kredi me interes zero për punonjësit e policisë. Shumë pak e besuan që do ta mundësonim këtë politikë të rëndësishëm, por aq më pak se në ditët në vijim do t’u shkojmë për vizitë atyre që kanë mbyllur procedurat dhe po mobilojnë shtëpitë. Kjo do të ndodhë javën e ardhshme dhe e ftoj kryeministrit.

I kërkoj ministrit të financave të rrisë moshën deri në 45 vjeç të paktën dhe besoj se do ta gjejmë mirëkuptimin tuaj në buxhet për të ngritur moshën.

Kjo politikë e re do të vazhdojë të konsolidohet. Kemi 934 punonjës që kanë nevojë të trajtohen me kredinë zero interes. Në fund të këtë procesi të del shtëpia falas.

Angazhimi im dhe i qeverisë, është që vitin e ardhshëm ta çojmë në 300, në 2025 të përmbyllin 500-shen tjetër të punonjësve të policisë që kanë nevojë për t’u trajtuar me kredi zero interes.

Më 1 korrik të vitit të ardhshëm, policia e shtetit do të marrë vlerësimin që i takon, dhe për shkak të rezultateve mbresëlënëse për garantimin e sigurisë në këtë vit të rëndësishëm ku përballuam turistë të shumtë

E kemi përballur këtë sfidë të madhe me të njëjtën organikë dhe asnjë ngjarje kriminale në dëm të turistëve”, tha ai.

Balla gjithashtu tha se në Këshillin e Ministrave do të miratojnë një projekt vendim për trajtim ushqimor të çdo punonjësi policie dhe studenti të Akademisë së Sigurisë.

“Pas pak minutash do të jemi në mbledhjen e Këshillit të Ministrave për të miratuar projektvendimin për trajtim ushqimor të çdo punonjës police dhe studentëve të Akademisë së Policisë. Do u jepet pagesë e prapambetur për 2023 dhe më pas do vijohet me trajtim ushqimor”, tha ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re