Skip to content

Efektivi i burgut të Burrelit tenton të vrasë veten me armën e shërbimit, transportohet me urgjencë në spital

Një polic i burgut të sigurisë së lartë të Burrelit dyshohet të ketë qëlluar veten me armën e shërbimit.

News24 raporton se efektivi me iniciale S. N., rreth 58 vjeç, është dërguar në spitalin e Burrelit.

Sipas bluzave të bardha, gjendja e tij është kritike pasi ka marrë plumb në kokë.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në banesën e policit.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur se cili ka qenë shkaku i vetëplagosjes.

“”