Policia ka dalë me një njoftim zyrtar sa i takon plagosjes me armë zjarrit të shtetasit, Murteza Lika, 60 vjeç i cili fillimisht u raportua se kishte probleme mendore dhe se mund të ishte vetëplagosur.

Pas lajmit të publikuar, nga gazetari Artan Hoxha se autori i plagosjes së 60 vjeçarit kishte qenë një efektiv i FNSH, policia njofton se polici L.Gj ishte arrestuar dhe po mbahej në komisariat. Ndërsa në deklaratë theksohet se kishte qenë i dehur në momentin kur kishte plagosur 60 vjeçarin.

Njoftimi i Plotë nga policia:

Tiranë/Informacion shtesë

Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë pak më parë, i cili bën fjalë se në Kombinat është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi M. L., 60 vjeç, ju sqarojmë se:

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 është identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e komisariatit, autori i kësaj ngjarje, shtetasi L. Gj., efektiv i FNSH-së, i cili gjatë kryerjes së krimit ka qenë në gjendje të dehur.

Grupi hetimor i krijuar nga Agjensia e Mbiikëqyrjes Policore (AMP) nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re