Një aksidenti i rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një punonjës policie duke drejtuar makinën ka humbur kontrollin mbi drejtimin e saj  dhe është përplasur me një automjet tjetër që ishte në lëvizje dhe një të parkuar.

Si pasojë janë dëmtuar 3 persona, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.06.2024, punonjësi i Policisë inspektor Xh. M., duke drejtuar automjetin e shërbimit dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Xh. B. dhe me një automjet të parkuar. Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re