Dy raste të reja pozitive me koronovirus janë regjistruar ditën e sotme në qytetin e Fierit.

Rasti i parë është një mashkull 28-vjeç, efektiv i forcave RENEA me banim në Tiranë, i cili ka shkuar për vizitë në Libofshë të Fierit për të vizituar prindërit.

I riu ka shfaqur shenjat e covidit në Fier dhe për këtë arsye i është nënshtruar testimit rezultati i të cilit ka dalë pozitiv.Tamponi gjithashtu u është marrë dhe prindërve të 28-vjeçarit si dhe rasteve të tjerë të kontaktit.

Rasti i dytë i dalë pozitiv me Covid-19 në Fier është një i moshuar nga Peshtani i zbuluar si rast kontakti i personave të identifikuar më parë me koronavirus.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re