Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se efektivi i policisë, është marrë dy herë në pyetje nga ana e hetuesve në lidhje me vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha. Mësohet se në të dyja dëshmitë ai i ka qëndruar të njëjtave deklarimeve. Si në dëshminë e dhënë përballë oficerëve të policisë gjyqësore të SHÇBA-së ashtu edhe prokurorit, efektivi i policisë që qëlloi ndaj 25-vjeçarit ka thënë se  ndaj viktimës ka qëlluar pasi ka pasur dyshime se ai ka pasur një send në dorë që dyshohet të ketë qenë armë zjarri.

Pra, referuar dëshmisë së efektivit, rezulton që edhe ai vetë nuk ka qenë i bindur se Klodjan Rasha ishte i armatosur, por e ka pasur në kuadër të dyshimeve. Ndërsa në ligj thuhet se përveç paralajmërimit dy herë një efektiv policie që të qëllojë ndaj një personi, këtë akt duhet ta ndërmarrë vetëm kur atij i rrezikohet jeta, dhe që duhet të krijojë bindjen e arsyeshme se ky person në momentin që asgjësohet, apo qëllohet në drejtim të tij duhet që efektivi i policisë të jetë i bindur mbi veprimin që ndërmerr.

Gjithashtu një tjetër fakt, që sipas hetuesve efektivi ka shkelur ligjin është se ai e ka qëlluar Rashën kur ky i fundit ka tentuar të largohet, pra ka qenë  me shpinë, dhe nuk e ka pasur atë përballë në menyrë që viktima ta ketë sulmuar atë, apo ti rrezikojë jetën, një tjetër detaj ky që tregon se i riu është qëlluar nga polici në kundërshtim me ligjin.

Gjithashtu mësohet se hetuesit gjatë ditës së sotme pritet që të merren në pyetje edhe familjarët e viktimës, të cilët në daljet publike për mediat kanë mohuar në mënyrë kategorike se i afërmi i tyre ka qenë i armatosur. Rasha në zonë njihej si person i qetë dhe që nuk sillte probleme. Gjithashtu në pyetje do merren edhe disa fqinj të 25-vjeçcarit të cilët kanë dëgjuar edhe të shtënat me armë ditën e ngjarjes.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re