Një efektive e patrullës në komisariatin nr 1 në Tiranë sëbashku me kolegun e saj mbrëmjen e së mërkurës kanë gjetur një armë zjarri brenda automjetit të shërbimit. Punonjësja ka humbur një send personal dhe ka kërkuar sëbashku me kolegun mjetin.

 

Në pjesën e poshtme të sediljes së pasagjerit kanë gjetur një çantë të zezë meshkujsh të mbuluar me pluhur. Kur e kanë hapur brenda saj kanë gjetur një pistoletë TT. Arma është dërguar në laborator për shenjat e gishtave. Dyshohet se arma mund të jetë lënë nga ndonjë person i shoqëruar që ka qenë i armatosur. Ai dyshohet se ka përfituar nga mungesa e vëmendjes së efektivëve dhe e ka fshehur.

 

Akoma nuk dihet sesa kohë ka patur arma e fshehur brenda makinës së policisë ndaj hetuesit dhe AMP nuk kanë akoma ndonjë emër të dyshuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko