Drejtori i kompanisë CureVax, Franz-Werner Haas tha këtë të enjte se testet e deritanishme të zhvilluara te kafshët, kanë treguar se kandidati i kompanisë për vaksinën anti-Covid-19 është efikas ndaj mutacioneve të Afrikës së Jugut dhe të Britanisë.

Haas informoi deputetët e Bashkimit Evropian se rezultatet nga testet përfundimtare për ndikimin e vaksinës mbi mutacionet e virusit do të publikohen së shpejti.

Ai gjithashtu tha se kompania po pret që vaksina e saj të miratohet nga Bashkimi Evropian deri në qershor.

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re