Të paktën 12 persona e kanë humbur jetën kur një varkë u përmbyt në një liqe në veri të Egjiptit.

Varka që mbante 19 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, u përmbyt në Liqenin Mariut, që ndodhet në perëndim të qytetit të Alexandrias, citoi e përditshmja Al-Dustour, kreun e ekipit të shpëtimit, Ihab al-Mallahi.

Ai tha se 12 trupa janë gjetur deri më tani ndërsa punonjësit e shpëtimit po kërkojnë të zhdukur të tjerë në liqe.

Nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar përmbytjen, por mediat lokale njoftojnë se shumica e varkave në liqe operojnë pa licenca.

Vlerësimi paraprak tregon se personat në varkë ishin nga e njëjta familje, citoi gazeta El-Watan, guvernatorin e Alexandrias, Mohammed el-Sharif.

Ai tha se katër ekipe shpëtimi u angazhuan në përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re