Skip to content

Egjipt, 19 jetë të humbura nga shirat dhe përmbytjet

thumbs b c b64c48c5171b557b1fcc6210f9cb4224

Të paktën 19 persona kanë humbur jetën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve të shtatë rajone të Egjiptit, duke përfshirë edhe Kajron.

Sipas gazetës Al-Ahram, vdekjet erdhën për shkak të aksidenteve në trafik, goditjeve elektrike dhe mbytjet dhe incidentet e ngjashme.

Gjatë dy ditëve të kaluara, Egjipti u kaplua nga kushte të këqija të motit që shkaktuan reshje të mëdha shiu dhe përmbytje.

Autoritetet egjiptiane kanë njoftuar mbylljen e shkollave dhe universiteteve. Autoriteti Meteorologjik i Egjiptit pret që shirat të vazhdojnë.