Prokuroria e Përgjithshme në Egjipt ka vendosur të lirojë Ala al-Kardavin, vajzën e ish-presidentit të Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, Jusuf al-Kardavi, e cila ishte e burgosur prej katër vitesh.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia zyrtare egjiptiane MENA.

Sipas lajmit, Karadavi u la e lirë pas katër vitesh paraburgim në rastin ku ajo akuzohej për “anëtarësim dhe financim të një organizate terroriste”.

Në këtë rast gjyqësor, me të njëjtat akuza janë gjykuar edhe shumë anëtarë të Vëllazërisë Muslimane.

Ndryshe, Ala al-Kardavi dhe bashkëshorti i saj, Husam Halef, u arrestuan në shtëpinë e tyre në rajonin Sahil al-Shemali në Egjiptin verior në korrik 2017. Kardavi u mbajt në qeli e izoluar për 300 ditë dhe nuk u lejua të takohej me familjen e saj.

Amnesty International në lidhje me Ala al-Kardavin më herët ka thënë se “ajo që është ushtruar ndaj saj konsiderohet torturë sipas normave ndërkombëtare”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re