Egjiptianët falen Fitër Bajramin në xhamitë e mëdha në të gjithë vendin.

Shumë egjiptianë, burra, gra, të rinj e të moshuar u mblodhën nëpër xhami për faljen e namazit të Bajramit.

Festimet e Bajramit, në të cilat marrin pjesë veçanërisht fëmijët, sollën momente të gëzueshme.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare egjiptiane MENA, presidenti i Egjiptit, Abdulfettah es-Sisi, fali namazin e Bajramit në xhaminë Marshall Husein Tantavi në kryeqytetin Kajro.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re