Ministria e Jashtme e Egjiptit akuzoi Francën “për ndërhyrje në punët e brendshme” e cila ka dënuar arrestimin e Mohamed Bashir, drejtori ekzekutiv i Nismës Egjiptiane për të Drejtat Personale.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme egjiptiane thuhet: “Kundërshtojmë deklaratën nga Franca për të ndikuar ndaj hetimit që Prokuroria po kryen ndaj një shtetasi egjiptian”.

“Franca nuk respekton ligjet e Egjiptit”, thuhet në deklaratën ku pretendohet se Ministria e jashtme e Francës po “mbron një organizatë të shoqërisë civile e cila kryen punë të paligjshme”.

Ministria e Jashtme e Francës në një deklaratë të mërkurën e kaluar dënoi arrestimin e Mohamed Bashir, drejtori ekzekutiv i nismës Egjiptiane për të Drejtat e Personale.

Edhe Amnesty International dha deklaratë për Bashir-in

Organizata Amnesty International me qendër në Londër, në një deklaratë nga llogaria e saj në Twitter njoftoi dy ditë më parë arrestimin e drejtorit ekzekutiv të Nismës Egjiptiane për të Drejtat e Personale, Mohamed Bashir.

“Bashir në takimet me ambasadorët e disa vendeve me detyrë në Egjipt, diskutonte çështjet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ai ndodhet ende në paraburgim për shkak të akuzave të pabaza lidhur me terrorizmin”, thuhet në deklaratë ndërsa kjo situatë ishte cilësuar “si një goditje e rëndë ndaj punimeve për të drejtat e njeriut”.

AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re