Egjipti në kuadër të iniciatave të diversifikimit të burimeve të tij energjetike, ka nënshkruar një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) për energji të erës me kapacitet prej 10 gigawatt.

Presidenti i EBA-s, Sheikh Mohamed bin Zayed Al-Nahyan, i cili gjendet në Egjipt për Konferencën e 27-të të Palëve të Konventës Kornizë të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP27), në llogarinë e tij në Twitter njoftoi për marrëveshjen.

Ai duke theksuar se marrëveshja që parashikon një nga projektet më të mëdha të energjisë së erës në Egjipt u nënshkrua mes dy vendeve, tha se me presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi kanë marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes në fjalë.

Al-Nahyan bëri të ditur se do të vazhdojnë përforcimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe zbatimin e iniciativave për energjinë e rinovueshme.

Egjipti konsumon shumicën e gazit natyror prej 64 miliardë metrekubëve që e prodhon në vit. Administrata e Kajros synon të rrisë eksportet e gazit natyror duke reduktuar konsumin e brendshëm me burime të rinovueshme të energjisë.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re