Egjipti kërkoi një hetim nga administrata e Tel Avivit në lidhje me lajmin e një gazetari izraelit se “ushtria izraelite dogji të gjallë 20 ushtarë egjiptianë dhe i varrosi në një varr masiv gjatë Luftës Gjashtë Ditore në 1967”.

“Ambasada në Tel Aviv, është detyruar që të komunikojë me autoritetet izraelite për të kërkuar hetim për të verifikuar saktësinë e lajmit dhe informacioneve në lajm (lidhur me luftën e 1967)”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Egjiptit.

Më tej bëhet e ditur se Izraelit i është kërkuar që të raportojë menjëherë detajet e çështjes tek autoritetet egjiptiane. “Ambasada egjiptiane në Izrael vazhdon të ndjekë këtë çështje”, njofton deklarata.

Autoritetet izraelite nuk kanë dhënë ende një deklaratë në lidhje me deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Egjiptit.

Gazetari dhe kolumnisti i gazetës izraelite Yedioth Ahronoth, Yossi Melman, më 8 korrik duke u mbështetur në dëshminë e ish-zyrtarit ushtarak izraelit Zeen Bloch (90), kishte shkruar se ushtria izraelite dogji të gjallë dhe varrosi 20 ushtarë egjiptianë gjatë luftës së vitit 1967 në qytetin Latrun në perëndim të Kudsit.

Ai kishte deklaruar se pas 55 vitesh, autoritetet izraelite hoqën censurën dhe se e vërteta doli në shesh.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re