Skip to content

Egjipti liron aktivistin e të drejtave Rami Shaath

Egjipti ka liruar aktivistin palestinezo-egjiptian për të drejtat Rami Shaath pas 30 muajsh në paraburgim, konfirmoi familja e tij sot.

Në një deklaratë, familja tha se Shaath, djali i ish-ministrit të Jashtëm palestinez Nabil Shaath, është larguar nga kryeqyteti egjiptian të premten për në Jordani, për të vazhduar për në Francë.

Javën e kaluar, autoritetet egjiptiane urdhëruan lirimin e Shaath-it dhe deportimin e tij në Francë pasi ai ra dakord të hiqte dorë nga shtetësia e tij egjiptiane.

Shaath, 50 vjeç, u arrestua nga autoritetet egjiptiane në qershor 2019 nën akuzat për nxitje kundër shtetit egjiptian. Gruaja e tij franceze Celine Lebrun u deportua nga Egjipti pas arrestimit të tij.