Një kamp masiv i rrethuar me mure të larta betoni në shkretëtirën e Sinait ka filluar të ndërtohet nga Egjipti nga frika e një eksodi masiv të palestinezëve nga Rripi i Gazës për shkak të operacionit të afërt ushtarak izraelit në Rafah.

Kjo u raportua dje të enjten nga Wall Street Journal.

Gazeta, duke cituar zyrtarë dhe ekspertë egjiptianë, tha se rreth 100,000 njerëz mund të strehohen në tenda në kamp, i cili është jo shumë larg kufirit me Rripin e Gazës.

Por në javët e fundit, autoritetet egjiptiane kanë rritur masat e sigurisë, duke vendosur trupa, transportues të blinduar të personelit dhe duke ngritur ose përforcuar gardhe për të parandaluar një fluks masiv refugjatësh nga enklava palestineze.

Kampi po ndërtohet si masë paraprake, në rast se një numër i madh palestinezësh kalojnë kufirin, thuhet në tekstin e gazetës. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re