Egjipti dhe Katari kanë rënë dakord të rikthejnë lidhjet diplomatike.
“Në lidhje me hapat ekzekutive drejt zbatimit të angazhimeve të ndërsjella të përcaktuara në ‘Deklaratën Al-Ula’, Republika Arabe e Egjiptit dhe Shteti i Katarit shkëmbyen, sot, 20 janar 2021, dy memorandume zyrtare, në bazë të të cilave të dy vendet ranë dakord për të rifilluar marrëdhëniet diplomatike”, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme e Egjiptit.
Egjipti rihapi hapësirën ajrore të saj për fluturimet e Katarit më 12 janar.
Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti më 5 janar nënshkruan një marrëveshje pajtimi me Katarin për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes mbi 3-vjeçare.
Të katër vendet në vitin 2017 ndërprenë marrëdhëniet diplomatike dhe tregtare me Katarin, duke akuzuar Dohan për mbështetje të terrorizmit, por kjo e fundit ka mohuar fuqishëm akuzën, duke theksuar se bllokada ishte një përpjekje për të shkelur sovranitetin e saj.