Dje, Egjipti ishte dëshmitar i kthimit të protestësve masive popullore në rrugët në të gjithë vendin. Këtë herë, kombi po kërkon largimin e të ashtuquajturit “diktator i preferuar” i Trumpit, al Sisi, njeriu që rrëzoi me grusht shteti të zgjedhurin president me vota, të ndjerin Muhamed Mursi.

Megjithë masat e forta të sigurisë, protestuesit ishin në gjendje të “pushtonin” disa nga sheshet më të rëndësishme të Egjiptit, duke përfshirë sheshin e famshëm Tahrir, një simbol ndryshimesh politike.

Protesta të tjera masive kundër Sisit u mbajtën në një numër provincash egjiptiane, duke përfshirë Kajron, Gizan, Aleksandrinë, Suezin, Garbian, Dakhilin, Kal’ubin, Beni Svejfin, Sherkian, Dimyatin.

Slogani më i spikatur i tyre që “Irhal ja Sisi” (Sisi, largohu!).

Sisi u karakterizua si tradhtar dhe nxitën të tërhiqet.

Artisti egjiptian Muhamed Ali, i përfshirë së fundi në politikë, është njeriu që nxiti protestat. Ishtë ai që bëri thirrje për dalje në rrugë, dukë thënë më pas se ia arritën qëllimitë të parë, e që është shkatërrimi i barrierës së frikës për shkak të viteve të shtypjes. Ai premtoi të vazhdojë protestat dhe të ndërmarrë hapa të tjerë, si dhe i bëri thirrje ministrit të Mbrojtjes që të arrestojë Sisin për të shmangur gjakderdhjen.

Ndërveprimi i përdoruesve të rrjeteve sociale ishte jashtëzakonisht i lartë, deri në eksitim, ku qysh në orën e parë të protestës, u njoftuan mbi 700,000 statuse nën hashtagun “Mejdan Tahrir”, i cili ishte hashtag-i më i përdorur dje.

Ende nuk ka ndonjë reagim zyrtar nga regjimi në lidhje me këtë reagim popullor.

Mediat egjiptiane flasin me shumë kujdes ose i injorojnë fare protestat. Disa kanale televizive kanë bërë një shfaqje ku artistë të njohur, këngëtarë, etj., shprehin besnikërinë e tyre ndaj Sisit.

Analistët pajtohen që protestat e djeshme, duke mos arritur ende në revolucionin masiv popullor, arritën një qëllim të rëndësishëm, që është thyerja e barrierës së frikës nga regjimi i Sisit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re