Skip to content

Egjiptiani Hamza, gjashtë vjet për një model të Xhamisë së Shenjtë në Mekë

screenshot 22

Egjiptiani Masad Hamza pati gjashtë vjet punë të mundimshme për të krijuar një model të Xhamisë së Shenjtë, në Mekë, Arabi Saudite.

screenshot 18

Modeli i xhamisë duket vërtet magjepsës dhe menjëherë vërehet se në ndërtimin e saj është investuar shumë mundpor edhe dashuri dhe durim i veçantë.

Masad Hamza, një prodhues modelesh egjiptian, tha se i kishte bërë përshtypje modeli kinez i Qabes që kishte parë më parë në Mekë gjatë kryerjes së Haxhit.

 

Qabeja është faltorja qendrore e Islamit. Ndërtesa është në formën e një kubi, rreth 11 metra e gjatë dhe rreth 17 metra e lartë. Ndodhet në mes të xhamisë së madhe në Mekë. Ai përfaqëson kiblen, pra pikën e veçantë drejt së cilës kthehen muslimanët gjatë namazit, d.m.th. Qabeja përfaqëson qendrën e botës për muslimanët.

 

Gjatë realizimit të modelit, ai përdori 5500 copë druri, duke i kushtuar vëmendje të veçantë detajeve më të vogla.

screenshot 26

Mesxhid al-Haram, i njohur si Xhamia e Shenjtë ose Xhamia e Madhe, është një nga xhamitë më të mëdha në botë dhe rrethon vendin më të shenjtë të Islamit, Qaben. /tesheshi.com/