Lista e trajnerit të Kombëtares, Kristian Panuçi kishte shum surpriza madje edhe emra pak të njohur për ambientin shqiptar. Një ndër ta është Egli Kaja, djaloshi beratas që është rritur në futbollin britanik. Ai luan si sulmues i krahut të djathtë dhe shumëkush po e sheh si pasuesin e denjë të Odise Roshit.

Kaja është pjesë e Uimbëlldon skuadër që luan në Ligë 1(kategoria e tretë angleze) me të cilën ka luajtur në 24 ndeshje duke shënuar edhe tre gola. Ndërkohë në këtë sezon është huazuar tek skuadra e Livingston në Skoci.

Ai në fillimin e këtij sezoni refuzoj Lids Junajted për të shkuar në një skuadër ku do të kishte më tepër minuta duke zgjedhur kështu Premiershipën skoceze.

Vetëm pak kohë më parë ai mbylli burokracitë duke siguruar pashaportën shqiptare që i jep të drejtë të luaj për Shqipërinë. Në moshën 21 vjeçare ai pritej të tregonte më tepër të skuadra Shpresa por tekniku italian duke se i ka dhënë mundësinë të bëjë hapin e madh duke luajtur me kombëtaren e madhe duke përfituar edhe nga problemet që ka sulmi kuqezi.

Kështu pas Myrto Uzunit, Egli Kaja bëhet beratasi i dytë, i cili do të grumbullohet me kombëtaren në ndeshjet ndaj Jordanisë dhe Izraelit duke bërë kështu krenar qytetin e një mbi një dritareve edhe në futboll./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re