Egnatia, një ekip i qyteti të vogël si Rrogozhina fiton Kupën e Shqiperisë dhe futet në histori.

 

Në finalen e luajtur në “Elbasan Arena” skuadra e trajnerit Edlir Tetova mundi 1 me 0 pas 120 minutave lojë, Tiranën skuadrën më të titulluar në futbollin shqiptar.

 

Golin vendimtar e shënoi me 11-metersh Jackson në minutën e  114.

 

Bardheblutë luajtën prej miniutës së 25 së pjesës së parë me një lojtar më pak pasi Berisha mori karton të kuq për një ndërhyrje të rëndë.

 

Skuadra e Shehit ia dolij të cojë ndeshjen në shtese duke qënë se 90 minutat u mbyllën 0 me 0.

 

Edhe pse vuajti shumë ekipi kryeqytetas, I përgjysmuar nga dënimet lojtarëve nga FSHF pas incidenteve me Bylis, mbrojtësi barazimin me shpresën që mund ta conte ndeshjen tek penalltite. Mirëpo në minutënë  114 gjyqtari Enea Jorgji dha një penallti në favor të Egnatias pas rrëzimit të Lilës në zonën bardheblu.

 

Nga pika e bardhe goditi braziliani Jackson, portiere 43-vjecar Ilion Lika arriti të presë mirëpo me topin e kthyer në lojë ishte vetë Jackson që e dërgoi topin në rrjete duke cuar peshë entuziazmin tek tifozët rrogozhinas.

 

Pas vërshëllimes së Jorgjit, Egnatia nisi festen e kupës së parë të fituar në histori, një ekip I vogël pa tradite, por që falë investimeve të Presidentit Agim Demrozi gjatë viteve të fundit ka treguar realisht një skuadër shumë cilësore dhe me pretendime aq sa në këtë sezon u rënditen edhe të tretet në kampionat.

 

Nga ana tjetër Tirana mbetet “thatë” pasi vec kampionatit që e humbi vetëm në fund kundrejt Partizanit vetëm në sajë të ndeshjeve direkte, nuk arriti të marrë as Kupën e Shqiperisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re