Zengini dhe politikani Behgjet Pacolli publikoi në rrjetet sociale një foto të tijën të 30 viteve më pare, duke e lidhur me atë me një përjetim në Rusi. Ai shkruan se aty ndodhet në qytetin Yakutsk, ku dhe ka firmosur marrëveshjen e parë me vlerë 280 milionë dollar për ndërtimin e një spitali që dhe sot ështe model në Rusi, bërë nga duar shqiptarësh.

“Më datën e 22 korrikut, në një ditë të nxehtë të vitit 1992, në qytetin Jakutsk (kryeqyteti i Jakutis) nënshkrova kontratën e parë me vlerë prej 280.000.000 $, për ndërtimin e spitalit për ‘mbrojtjën e nënës dhe fëmijës’.

Nga duart shqiptare u ndërtua spitali që edhe sot konsiderohet si më funcionali dhe më moderni në Federatën Ruse.

Isha i lumtur për suksesin (ishte kontrata e parë e këtij dimenzioni për Mabetexin) dhe për faktin se krijova mundësi të menjëhershëm për punësimin e mbi 4000 shqiptarëve nga Kosova të cilët kishin shumë nevojë për punësim… besa atëherë isha edhe shumë më i ri dhe me pëlqenin sfidat”, shkruan Pacolli. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re