Dosja shqiptare e megaoperacionit “Ura” ka nxjerr në pah sesi anëtarët e grupeve kriminale kishin lidhjet e tyre në portin e Durrësit lehtësimin për trafikun e drogës drejt Italisë.
Sipas dosjes rezultatet e përftuara nga përgjimet telefonike dhe ambientale kanë dokumentuar faktin se shtetasi Gertin Aliu në bashkëpunim me shtetasin Adi Çoba, kishin lidhje me furnitorë të tjerë të lëndës narkotike në Shqipëri.
Pjese nga dosja
Gjatë këtij hetimi janë përdorur metoda speciale të hetimit në Shqipëri dhe në Itali, ku kanë rezultuar dhe dokumentuar disa episode të trafikimit të lëndëve narkotike si dhe të qarkullimit të parave të përftuara nga trafikimi i narkotikëve, si dhe është dokumentuar pastrimi i produkteve të veprave penale të kryera nga pjesëtarët e këtij grupi kriminal. Në vijim po pasqyrohen në mënyrë të hollësishme të gjitha rastet/episodet e trafikimit, sekuestrimit të lëndës narkotike si dhe episodet që lidhen me veprat e tjera penale që i janë atribuuar shtetasve nën hetim:
Rezultatet e përftuara nga përgjimet telefonike dhe ambientale kanë dokumentuar faktin se shtetasi Gertin Aliu në bashkëpunim me shtetasin Adi Çoba, kishin lidhje me furnitorë të tjerë të lëndës narkotike në Shqipëri. Nga të dhënat e administruara si dhe veprimet hetimore te kryera me metoda speciale të hetimit ka rezultuar se janë kryer përgjime të telefonike, ambientale, vëzhgime të disa shtetasve, ku ndër të tjera, nga këto përgjime rezulton se shtetasi Erigels Presi dhe Genci Telollari, me anë të shtetasit Gertin Aliu, më datë 01.21.2021 kishin marrë 2 (dy) kilogramë lëndë narkotike, të llojit “heroinë”, të cilësuar si cilësi “banana” dorëzuar në dorë të Erigels Presi, në këmbim të pagesës 34 mijë euro, në para cash brenda një parkingu të qendrës tregtare “Conforama” të Savelletri në Fasano (BR), nga një shtetas shqiptare që vetë Presi e kishte treguar si shoferi i një kamioni, me përmasa mesatare, me origjinë nga Vlora. Shoferi ishte identifikuar si Arsen Leskaj, i cili, në mjetin e lundrimit IONIAN STAR është nisur nga Porti i Brindizit, me kamion me targë AA268AN, mbrëmjen e datës 01.12.2021, duke u kthyer në Vlorë.
Shtetasi Arsen Leskaj në datën 22 dhjetor 2021 duhet t’i dorëzonte Erigels Presi edhe 3,360 kg lëndë narkotike e llojit “heroinë” e pastër, të transportuar në mjetin Fiat Iveco Eurocargo, me targë shqiptare AA268AN, kontrolluar nga Karabinierët në Fasano (BR) që gjetën sasinë e lëndës narkotike. Pas sekuestrimit të lëndës narkotike është arrestuar në flagrancë, Arsen Leskaj, gjatë fazave të kontrollit është kontaktuar disa herë nga një farë “Tani nga Fieri” dhe nga “Nardi”.
Nga përgjimet telefonike dhe vëzhgimet rezulton se Gertin Aliu merrej me dërgimin e lëndës narkotike edhe në sasi disa kilogramë ndonjë herë duke u ndihmuar nga operatorët portualë që e mbanin me vete për të shmangur kontrollet për t’ia dorëzuar më pas shoferëve të kamionëve kur ishte në mjetin e lundrimit “per ta futur, ma tha edhe Gerti (..) më tha ” po jo, nuk e marrin këta direkt, paratë ndahen me atë në traget” (…) punohet në traget, e vënë pas një mbi një dhe dy me dy dhe pastaj e ngarkojnë në traget. Rrethanë e konfirmuar edhe nga Adi Çoba vetë Erigels PRESI: “Unë e pyeta Adin dhe I thashë: Po si?… këtu e aty… mu përgjigj: ej bishë në traget, punohet në traget, e vënë mbi një mbi një me dy me dy dhe pastaj e ngarkojnë në traget!”.