Partia Demokratike do të çelë zyrtarisht fushatën elektorale më 11 prill në orën 19:00 në një miting që të mbahet në sheshin “Nënë Tereza”.

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka publikuar spotin, ndërsa fton të gjithë qytetarët që “të marrin miqtë dhe të bashkohen drejt fitores”.

“11 prill, ora 19.00 në sheshin “Nënë Tereza”, nisim rrugëtimin drejt fitores! Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore ju ftojnë të bashkoheni në çeljen e fushatës”, thuhet në postim.

Ndërkohë që socialistët kanë vendosur që mitingun hapës të fushatës ta bëjnë të shtunën e 12 prillit në mesditë, ndërsa detajet janë ende duke u diskutuar nga selia rozë.

Edhe pse zyrtarisht 11 prilli është data zyrtare të gjithë forcat politike kane afro një muaj që kanë nisur takimet elektorale dhe prezantimin e skuadrës së tyre të kandidatëve për deputetë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko