Saranda dhe Ksamili po përgatiten për një verë të vështirë. Kjo zonë në shkurt ishte në vendet e para të Tripadvisor për destinacionet e ardhshme të udhëtimit.

Ajo u rendit e dyta pas Kaliningradit në Rusi. Por rezervimet janë ulur të paktën 60% në krahasim me vitin e kaluar. Rezervimet e gushtit përfshijnë turistë nga Italia, ndërsa shtatori premton të sjellë turistë nga Bullgaria, Gjermania dhe Greqia.

Një fushatë e gjerë e operatorëve lokalë po bëhet për të tërhequr të paktën turistët vendas. Në vitin 2019 në Shqipëri erdhën 6,4 milionë të huaj dhe autoritetet i konsiderojnë ata turistë.

“Bizneset janë bërë gati, janë përshtatur shumë shpejt me protokollin. Plazhet kanë marrë masat duke respektuar larginë e çadrave. I vetmi problem që na ka dalë është te stafi, sepse po mundohemi nga trajnimi buzëqeshjes që ka qenë më përpara, tani po i trajnojmë për sy qeshje.

Gjithë pjesën e gojës ja mbulon maska. Po ja dalim, kemi harmoni”, tha Soraldo Nebo, operator turistik në Sarandë dhe Ksamil.

Ai shpjegon pse duhet që pushuesit të zgjedhin Ksamilin: “Krijuam eksperiencë dhe produkte që pushuesi të shijojnë të plotë Ksamilin.

Kemi pas një raport jo fort të mirë në fillim me vendasit në fillim me mënyrën e shërbimit. Jemi të vetëdijshëm, kemi qenë në hapat e para, kemi qenë jo profesional, jo të sjellshëm. Ndërsa sot jo, jemi të sjellshëm mirë, sepse jemi të natyrshëm, sepse duam të jetojnë njëmijë vite në turizëm dhe jo sot për nesër”.

Vitet e fundit, turizmi është bërë një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare.

Kontributi i turizmit në Prodhimin e Brendshëm Bruto të Shqipërisë bashkë me sektorët që varen prej tij, ka një vlerë prej 26,2% dhe mbi 291 mijë persona janë të punësuar në këtë sektor dhe sektorët që varen prej tij. Ajo se çfarë do sjellë koronavirusi për këtë sektor në vështirësi serioze, mbetet ende për t’u parë.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re