Skip to content

“Eja në Shqipëri të shijosh pak diell”/ Deputeti britanik Farange pranon ftesën e Ramës: Do të diskutojmë deportimin e të burgosurve shqiptarë

Deputeti britanik Farange ka pranuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për të vizituar vendin tonë.

“1/50 shqiptarë janë në burg në Britani. Kryeministri Rama thotë se shifrat e mia janë gabim dhe se si mund të mendojmë ne si një shtet të deportojmë të ata që kanë dështuar në kërkimin e azilit. Ai vetë po bën një marrëveshje me Italinë për të marrë disa nga kërkuesit për azil. Çfarë hipokrizie nga ky kryeministër pro BE dhe anti-Brexit.
Nëse je një njeri kaq i mirë, pse nuk i merr të gjithë të burgosurit tonë. Ne kemi kontrolluar 2 herë shifrat dhe e dimë që jeni të saktë. Por ai pretendon të kundërt.
Rama më ka ftuar të shkoj në Shqipëri të diskutojmë shifrat, do ta pranoj ftesën dhe do të raportoj më vonë”, thotë ai në video mes të tjerash.