Policia e Vlorës ka reaguar për ngjarjen që është ende në zhvillim mbrëmjen e sotme pranë pallatit të Kulturës në zonën e Skelës, ku është rrethuar zona, pasi është konstatuar një pako e dyshimtë.

Policia thotë se rreth orës 18:42 mori njoftimin se në lagjen “Pavarësia” në brendësi të një lulishteje është konstatuar një pako e dyshimtë.

Grupi hetimor me ekspertët përkatës po kryejnë veprimet e mëtejshme për zbulimin dhe përcaktimin e përbërjes së saj.

Policia thotë se ka marrë masa duke vendosur perimetrin e sigurisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re