Në një tjetër shpëtim të mrekullueshëm, ekuipazhet sfiduan shanset dhe nxorën të gjallë një grua 42-vjeçare nga rrënojat e një ndërtese të shembur, 222 orë pasi tërmetet goditën Türkiye-n jugore javën e kaluar.

Melike Imamoğlu u shpëtua në rrethin Onikişubat të provincës Kahramanmaraş, epiqendra e lëkundjeve ku humbën jetën mbi 35 mijë persona dhe mijëra ndërtesa u shembën.

Imamoğlu u dërgua te ekipet mjekësore pas operacionit të shpëtimit.

Më 6 shkurt, tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë brenda 10 orëve goditën Türkiye-n jugore dhe vende të tjera të rajonit, përfshirë Sirinë.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re