Këshilltarët shkencorë të Presidentit të zgjedhur amerikan Joe Biden do të takohen me prodhuesit e vaksinave në ditët në vijim, pasi tranzicioni presidencial vijon ende në ngërç për shkak të refuzimit të Presidentit të tanishëm Donald Trump për të pranuar se ai humbi zgjedhjet.

“Ne do t’i fillojmë konsultat këtë javë,” tha shefi i stafit të Biden-it, Ron Klein, duke iu referuar Pfizer-it dhe kompanive të tjera farmaceutike, raporton AP.

Ai tha se ekspertët e Biden-it gjithashtu kanë nevojë për një kuptim të hollësishëm të planeve të shpërndarjes, të cilat janë duke u finalizuar nga Ministria e Shëndetësisë, Shërbimet Sociale dhe Pentagoni.

Kjo është, në një farë mënyre, një çështje më kritike, shtoi ai.

“Ne duhet të flasim me ta sa më shpejt të jetë e mundur … është shumë mirë të kesh një vaksinë,: vaksinat shpëtojnë jetë. Dhe kjo do të thotë që ju duhet t’ia jepni atë vaksinë njerëzve në të gjithë këtë vend. Eshtë një projekt gjigant i logjistikës”, tha Klein. .

Kontakti i presidentit të zgjedhur me prodhuesit e vaksinave vjen në një kohë kur pandemia COVID në Shtetet e Bashkuara ka hyrë në fazën ndoshta më të rrezikshme.

Mesatarja lëvizëse shtatë ditore për rastet e reja ditore ishte 145,400 të shtunën, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Kjo do të thotë që SHBA ka gati një milion raste të reja në javë dhe numri i të vdekurve që nga e shtuna ka arritur mesatarisht 820, një rritje prej 33 përqind në vetëm dy javë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re